Home KRONIKA Ekstradohet nga Italia i dyshuari për atentatin e kryer Majin e kaluar në zonën e Lungomares

Ekstradohet nga Italia i dyshuari për atentatin e kryer Majin e kaluar në zonën e Lungomares

2 min read
0
0
110
Spread the love

Është ekstraduar sot nga Italia një prej autorëve të dyshuar për atentatin ndaj Inez Hajrullës, që u krye Majin e kaluar në zonën e Lungomares në Vlorë.

Personi që është ekstraduar sot drejt Vlorës është Igli Memaj, i cili njihej ndryshe dhe me nofkën ‘’Suljoti”.

Në ditët në vijim Memaj pritet të dalë para Gjykatës së Vlorës për t’u njohur me masën e sigurisë, ndërsa nga burime mësohet se ai është shprehur i gatshëm të bashkëpunojë me policinë për të zbardhur rolet e bandës.

Lidhur me këtë ngjarje janë arrestuar derimë tani dhe shtatë persona të tjerë, ndërsa Hajrulla njihet ndryshe dhe si nipi i Edison Harizajt.

Për atentatin ndaj Hajrullës, dyshohet se kanë qëlluar Elmaz Dauti, Igli Memaj dhe Fatmir Hyseni (Doqja).

Në ditët në vijim, gjithashtu, mësohet se do të ekstradohet nga Italia, Elmaz Dauti, ndërkohë që nuk ka asnjë gjurmë nga ‘Doqja’, i dyshuari kryesor për ekzekutimin e ish-policit, Santiago Malko, vrasje e 28 gushtit 2019.

Load More Related Articles
Load More By FX_MEDIA
Load More In KRONIKA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Check Also

Basha: Mbështes punonjësit e Poçemit dhe naftëtarët

Spread the love  Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka mbështetur grevën q…