Home AKTUALITET Itali/ Shqiptari përleshet me armë me policinë në Itali. Më pas ikën në një fshat

Itali/ Shqiptari përleshet me armë me policinë në Itali. Më pas ikën në një fshat

2 min read
0
0
73
Spread the love

Një shqiptar i pajisur me armë ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të karabinierëve, në një pikë kontrolli në Colonnella, shumë pranë një qendre tregtare.

Shqiptari ka hapur dritaren e makinës dhe ka qëlluar tri herë në drejtim të makinës së karabinierëve. Policët iu përgjigjen zjarrit, ndërsa më pas nisi ndjekja e gjatë e të dyshuarit, shkruajnë mediat italiane.

Pasi karabinierët e ndoqën gjatë, shqiptari arriti të ikë në një fshat, ku vodhi një skuter të një fermeri lokal, kurse më pas ndaloin një shofer të çastit, pasi e kërcënoi me armë të zjarrit. Ai më pas vodhi “Benz”-in e tij dhe u drejtua drejt veriut në zonën e Askolanos. I ndjekur nga policia, atij iu desh të braktiste makinën.

Në këtë vend mori fund ndjekja dhe shqiptari u ndal në kryeqytetin Piceno. Ai mori disa lëndime, kurse u prangos pranë Askolit. Nuk dihet se përse ai u arratis dhe më pas iu përgjigje dhe me armë zjarri, por shqiptari dyshohet për grabitje.

Makina e parë me të cilën udhëtonte shqiptari e llojit “Toyota Yaris”, është e lidhur me një grabitje më 23 janar. Policia italiane ka arrestuar edhe një grua nga Shqipëria, e dyshuar si bashkëpunëtore e shqiptarit. Një tjetër bashkëpunëtor shqiptar është në kërkim policor.

Load More Related Articles
Load More By FX_MEDIA
Load More In AKTUALITET

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Check Also

Basha: Mbështes punonjësit e Poçemit dhe naftëtarët

Spread the love  Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka mbështetur grevën q…