Home AKTUALITET Koronavirusi shpallet emergjencë globale nga Organizata Botërore e Shëndetësisë

Koronavirusi shpallet emergjencë globale nga Organizata Botërore e Shëndetësisë

7 min read
0
0
39
Spread the love

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), e ka shpallur koronavirusin dhe përhapjen e tij, një emergjencë globale.

OBSH e konsideron këtë virus mjaft shqetësues, duk e përshkruar përhapjen e tij si ” të paprecedentë”.

Arsyeja kryesore nuk lidhet me atë që po ndodh në Kinë, por me çfarë po ndodh në vendet e tjera“, u shpreh shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në një konferencë për shtyp në Gjenevë.

Shqetësimi lidhet me përhapjen e sëmundjes në shtete të cilat kanë sisteme shëndetësore të pafuqishme.

Ky është një alarm edhe për Shqipërinë, duke qenë se sistemi shëndetësor do të vendosej në vështirësi serioze, nëse do të shfaqeshin raste të personave të infektuar me koronavirus.

Shefi i OBSH-së, përgëzoi Kinën për mënyrën se si e ka trajtuar përhapjen e koronavirusit.

Do të kishte patur shumë më tepër raste të prekurish nga virusi jashtë Kinës dhe me gjasë fatalitete, nëse Kina nuk do të kishte ndërmarrë këto përpjekje dhe progres, për të mbrojtur qytetarët e saj dhe qytetarët në mbarë botën“, tha ai.

Deri në këto momente raportohen 171 viktima nga koronavirusi dhe rreth 8100 persona të infektuar.

Ditën e sotme, u konfirmua një rast infektimi mes dy partnerëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një grua nga Chicago, ishte infektuar në Wuhan dhe më pas infektoi bashkëshortin e saj në SHBA.

Çfarë është Koronavirusi?

Koronaviruset janë një grup i madh virusesh, të cilat njihen gjerësisht në botën e kafshëve, por në raste të rralla ato mund të transmetohen nga kafshët tek njerëzit. Përpara këtij virusi,  bota ka njohur dy Koronaviruse të rrezikshëm si, MERS dhe SARS.
Virusi mund t’i sëmurë njerëzit dhe të krijojë probleme në rrugët e frymëmarrjes, të ngjashme me viruset e rëndomta që prekin popullatën, por shumë të rrezikshme. Përshembull, disa nga simptomat e këtij virusi janë; kolla, dhimbjet e kokës, temperaturë e lartë, dhembje të fytit, të cilat mund të zgjasin për dy ditë.
Për personat me sistem imunitar të dobët, siç janë të moshuarit apo bebet, ekziston rreziku që virusi të shkaktojë sëmundje më të rënda të rrugëve të frymëmarrjes, si pneumonia apo bronkiti.
Personat që janë prekur nga virusi, raportohet se kanë patur të gjithë probleme me frymëmarrjen. Duke qenë se bëhet fjalë për pneumoninë virale, antibiotikët janë të padobishëm.
Mjekët sqarojnë se mund të përdoren ilaçe antivirale, por ato thjesht menaxhojnë simptomat duke i lehtësuar ato, por nuk eleminojnë virusin. Shërimi i pacientit varet nga fuqia e sistemit imunitar.

Si përhapet ky virus?

Virusi përhapet fillimisht nga kafshët tek njerëzit. Shkencëtarët janë të mendimit se virusi MERS u përhap prej gamileve, ndërsa virusi SARS prej maceve.
Virusi përhapet mes njerëzve, pas kontaktit me sekrecionet e personit të prekur. Virusi mund të përhapet nëpërmjet kollës, teshtimave apo edhe nga një shtrëngimi duarsh, përpara se një person i prekur nga virusi të shfaqë shenja, çka e bën më të vështirë virusin për t’u izoluar.

Masat që duhen marrë për të ulur rrezikun e infektimit.

Çdo person duhet të jetë i kujdesshëm dhe të ndërmarrë hapa, për të ulur rrezikun e prekjes nga virusi. Fillimisht duhen evituar personat që janë të sëmurë dhe kontakti i afërt me njerëz që mund të kenë vizituar zonat e prekura më tepër nga virusi. Mundohuni të mos prekni sytë, hundën dhe gojën. Lani duart shpesh me sapun të paktën për 20 sekonda. Nëse jeni sëmurë, qëndroni në shtëpi, evitoni turmat dhe kontaktin me të tjerët. Mbulojeni gojën dhe hundën kur kolliteni dhe tështini. Gjithashtu, disinfektoni objektet që prekni.tpz

Load More Related Articles
Load More By FX_MEDIA
Load More In AKTUALITET

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Check Also

Basha: Mbështes punonjësit e Poçemit dhe naftëtarët

Spread the love  Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka mbështetur grevën q…