Home AKTUALITET Shkencëtarët zhvilluan për herë të parë në laborator një variant të koronavirusit

Shkencëtarët zhvilluan për herë të parë në laborator një variant të koronavirusit

2 min read
0
0
53
Spread the love

Një variant i koronavirusit të ri (2019-nCoV) për herë të parë u zhvillua jashtë Kinës.

Sipas lajmit të BBC, në një laborator privat në Melbourne të Australisë nga një i person i infektuar është zhvilluar një variant i virusit të rrezikshëm.

Shkencëtarët australianë njoftuan se varianti i koronavirusit mund të përdoret si “material kontrolli” dhe “do të mund të shkaktojë zhvillime të jashtëzakonshme në diagnostikim”.

Gjetjet do të ndahen me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të ndihmuar në diagnostikim dhe trajtim.

Po ashtu edhe shkencëtarët kinezë më parë kopjuan koronavirusin e ri për të zhvilluar vaksinën.

Sipas tyre, koronavirusi i ri mund të infektojë edhe në periudhën e inkubacionit. OBSH-ja njoftoi se kjo mund të ndodhë mes 2 dhe 10 ditëve.

Koronavirusi i ri (2019-nCoV) për herë të parë u shfaq në qytetin Wuhan në rajonin Hubei të Kinës. Simptomat e para të virusit nCoV janë me temperaturë të lartë, dhimbje fyti, kollë, vështirësi në frymëmarrje dhe diarre, ndërsa në fazën e mëpasshme të avancuar shkakton penumoni dhe pamjaftueshmëri të veshkave dhe në përfundim mund të çojë në vdekje.

Kujtojmë se deri më tani 132 persona e kanë humbur jetën në Kinë si pasojë e epidemisë së koronavirusit i cili për herë të parë u shfaq më 12 dhjetor në qytetin Wuhan, ndërsa gjithsej 5.974 persona janë të infektuar.

Load More Related Articles
Load More By FX_MEDIA
Load More In AKTUALITET

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Check Also

Basha: Mbështes punonjësit e Poçemit dhe naftëtarët

Spread the love  Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka mbështetur grevën q…