Home BOTA Zbardhet telefonata: Urdhri për rrëmbimin e Jan Prengës u dha nga burgu i Ekuadorit

Zbardhet telefonata: Urdhri për rrëmbimin e Jan Prengës u dha nga burgu i Ekuadorit

5 min read
0
0
76
Spread the love

Policia zgjeron hartën e kërkimeve për të gjetur trupin e pajetë të Jan Prengës. ABC News raporton se po kërkohet edhe në lumin Erzen, pasi dyshohet që mund të jetë hedhur në ujë ose mund të jetë gruposur diku afër lumit.

49-vjeçari u mor peng më datë 17 janar në rrugën “London” në Kamzë. Pas futjes në makinë ai është rrahur, dhe goditur, ku si pasojë e goditjeve të marra në Kamzë dhe humbjes së gjakut, ka ndërruar jetë gjatë rrugës për ta transportuar për në resortin “Golden”, në Shijak, aty ku do mbahej peng.

RENEA ka zhvilluar sot një operacion në Shkodër, ku janë shoqëruar dy persona të familjes Doçi të dyshuar si të përfshirë në pengmarrjen e Prengës.

Ndërkohë më herët Policia ka arrestuar tre vëllezërit Hajri, Bajram Hajri, Elton Hajri dhe Leonard Hajri pronarë të resortit Golden në Shijak, ku Jak Prenga u mor peng dhe u dhunua derisa gjeti vdekje, ndërsa kamerat e sigurisë kanë filmuar të gjithë skenën.

Bashkë me ta u arrestua Olsi Turja dhe Festim Bezhdili. Ndërkaq, një nga personat e shpallur në kërkim është edhe një biznesmen me mbiemrin Doçi.

Sipas hetimeve 49-vjeçari nuk kishte lidhje të drejpërdrejtë me autorët, por shkak ka qenë konflikti i vëllait të tij në Angli për një ngarkesë lëndë narkotike. Madje nga përgjimet e policisë rezulton sëe i vëllai ka komunikuar me familjarët, ku u kërkon të mos kenë kontakte me policinë dhe se Jani është mirë.

Po ashtu burime nga grupi hetimor qe po merren me zbardhjen e ngjarjes se rrëmbimit, familjarët e viktimës kanë dërguar më herët një pajtues gjaqesh në Shkodër.

Kjo është bërë për të folur me familjen Doçi që të lirohej Jan Prenga dhe duke dhëne siguri se do kthehej kokaina e grabitur. Në përgjime rezulton se Gentian Doçi ka folur me Astrit Prengën ku e kërcënuar në lidhje me te vëllain.

Sipas burimeve i gjithë rrjeti i trafikut drejtohet nga burgu i Ekuadorit aty ku është i ndaluar që prej vitit 2014 Dritan Rexhepi.

Në bazë të përgjimeve të kryera për zbardhjen e kësaj ngjarje ka dalë edhe telefonata nga burgu i Ekuadorit. Duhet theksuar fakti që D.R është përgjuar gjatë gjithë kohës dhe është zbardhur edhe planifikimi i rrëmbimit. Mësohet se D.R është personi kyç për rrëmbinin e 49-vjeçarit Prenga në Kamëz.

Load More Related Articles
Load More By FX_MEDIA
Load More In BOTA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Check Also

Basha: Mbështes punonjësit e Poçemit dhe naftëtarët

Spread the love  Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka mbështetur grevën q…