Home KRONIKA Gjykata e Tiranës jep masën e sigurisë për pesë të arrestuarit të pengmarrjes

Gjykata e Tiranës jep masën e sigurisë për pesë të arrestuarit të pengmarrjes

3 min read
0
0
29
Spread the love

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë për pesë të arrestuarit për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës.

Gjykata vendosi:

-Bajram Hajti 64 vjeç arrest me burg pa afat
-Leonard Hajri 36 vjeç arrest me burg pa afat
-Olsi Turja 36 vjeç arrest me burg pa afat
-Elton Hajri 32 vjeç arrest me burg pa afat
-Festim Bexhdili arrest me burg pa afat, të gjithë banues në Shijak.

Këta persona akuzohen për “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”, “Veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës”, “Përkrahja e autorit të krimit”, të kryera në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Sipas policisë dhe prokurorisë, këta persona së bashku me Altin Hajrin, pronari i kompleksit ‘Golden’ në Shijak ku vdiq Jan Prenga mendohet se kanë ekzekutuar vetëm urdhrin nga “kokat” e bandës që kishin porositur rrëmbimin e Jan Prengës në Kamëz më 17 janar të këtij viti.
Rrëmbimi i Prengës ka ardhur për shkak të një sasie prej 278 kg kokainë, që vëllai i Jan Prengës, Astrit Prenga mbante peng në Angli dhe nuk e tregonte se ku e kishte çuar. Ky i fundit është ndodhet i arrestuar në Angli.

Porosia për rrëmbimin e Jan Prengës më 17 janar në Kamëz, është dhënë nga Dritan Rexhepi nga Vlora, i cili është person në kërkim për vrasjen e dy efektivëve të policisë në Shqipëri, ndërkohë që aktualisht ndodhet në një burg të sigurisë së lartë në Quito të Ekuadorit, për trafik droge.

Burimi tpz.al

Load More Related Articles
Load More By FX_MEDIA
Load More In KRONIKA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Check Also

Basha: Mbështes punonjësit e Poçemit dhe naftëtarët

Spread the love  Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka mbështetur grevën q…