Home AKTUALITET (OBSH) pas një takimi dje shpalli situatë emergjente ndërkombëtare të shëndetit publik për shkak të koronavirusit

(OBSH) pas një takimi dje shpalli situatë emergjente ndërkombëtare të shëndetit publik për shkak të koronavirusit

6 min read
0
0
44
Spread the love

Koronavirusi i ri (2019-nCoV) i cili u shfaq në qytetin Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit 2019 dhe i cili për shkak të panjohurisë së burimit të tij në fillim u trajtua si një “sëmundje misterioze”, deri më sot është vërejtur në 20 vende kryesisht në Azi,

Virusi i cili deri më tani ka shkaktuar vdekjen e 213 personave dhe infektimin tek 9.692 të tjerë në Kinë, njihet edhe si “virusi Wuhan” për shkak të vendit nga ku është shfaqur.

Koronavirusi i ri transmetohet nëpërmjet ajrit në situata të frymëmarrjes, teshtitjes dhe kollitjes dhe shenjat e para të tij shfaqin temperaturë të lartë, dhimbje të fytit, kollë, pamjaftueshmëri dhe vështirësi në frymëmarrje si dhe diarre.

Në fazat e përparuara virusi shkakton pneumoni dhe pamjaftueshmëri të veshkave dhe në përfundim mund të rezultojë me vdekje.

Virusi është vërejtur në 20 vende përfshirë Kinën 

Përveç qyteteve të Kinës, virusi është konfirmuar edhe në rajonet administrative speciale të saj në Hong Kong dhe në Macau, si edhe në vende të tjera si Tajlandë, Japoni, Singapor, Vietnam, Malajzi, Kamboxhia, Sri Lanka, Finlandë dhe Indi.

Koronavirusi i ri nëpërmjet personave që kanë udhëtuar shpesh në Kinë, është përhapur edhe në Nepal, Francë, Kanada, SHBA, Australi, Gjermani, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), Itali dhe Finlandë.

Në të gjithë botën raste të koronavirusit janë regjistruar në rajonet administrative speciale të Kinës, prej të cilëve 10 në Hong Kong dhe 9 në Macau si dhe tek 14 persona në Tajlandë, 11 në Japoni, 10 në Singapor, 9 në Australi, 9 në Malajzi, 6 në SHBA, 5 në Francë dhe Gjermani, nga 4 raste në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Korenë e Jugut, 3 në Kanada, 2 në Vietnam dhe Itali si dhe nga një rast në Nepal, Kamboxhia, Sri Lanka, Finlandë dhe Indi.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpalli “situatë emergjente ndërkombëtare” 

Komiteti i Situatave Emergjente të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) pas një takimi dje shpalli situatë emergjente ndërkombëtare të shëndetit publik për shkak të koronavirusit të ri (2019-nCoV) që është shfaqur në Kinë.

Kundër virusit i cili është kthyer në një epidemi serioze ku çdo ditë rritet numri i të vdekurve në Kinë, nuk ekziston ende një ilaç ose ndonjë vaksinë. Për shkakun e shfaqjes së këtij virusi fokusimet janë mbi mundësinë e shfaqjes së tij nga tregu i prodhimeve detare Huanan i cili tashmë është mbyllur në qytetin Wuhan.

Lloji i koronavirusit të ri u zbulua për herë të parë në Wuhan me 12 dhjetor. Komisioni shëndetësor i Wuhan më 31 dhjetor 2019 njoftoi që edhe tek 27 persona të tjerë që kanë patur kontakte me tregun e prodhimeve detare Huanan në qytet është vërejtur “sëmundja misterioze” dhe më pas mbylli tregun.

Qeveria e Pekinit mori masa të ndryshme për luftimin e epidemisë brenda vendit dhe në këtë kuadër, ndaloi hyrjet në Wuhan dhe njoftoi se daljet nga qyteti do të lejoheshin vetëm në raste shumë të veçanta.

Teksa SHBA-ja, Japonia dhe Koreja e Jugut filluan evakuimin e shtetasve të tyre, edhe shumë vende të tjera janë në përgatitje të evakuimeve. burimi Anadolu Agency (AA).

Load More Related Articles
Load More By FX_MEDIA
Load More In AKTUALITET

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Check Also

Basha: Mbështes punonjësit e Poçemit dhe naftëtarët

Spread the love  Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka mbështetur grevën q…