Home KRONIKA Reagon policia: Çfarë ndodhi me biznesmenin e gjetur në kanal

Reagon policia: Çfarë ndodhi me biznesmenin e gjetur në kanal

1 min read
0
0
46
Spread the love

Policia e shtetit ka dhënë detaje për ndarjen nga jeta të biznesmenit të kromit në Bulqizë, Murat Duriçi, pronar i kompanisë “KELI-M-13”. Sipas policisë rreth orës 21.00 të së premtes, në qytetin e ri të Bulqizës, shtetasi Mentor Ceku, 45 vjeç, banues në Bulqizë, duke drejtuar automjetin tip Ford ka përplasur këmbësorin Murat Duriçi, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Sipas policisë drejtuesi i automjetit pas aksidentit ka braktisur automjetin duke u larguar nga vendi i ngjarjes. “Pas kërkimeve nga ana e policisë është bërë e mundur kapja dhe shoqërimi i tij në komisariat. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit” – thuhet në reagimin e policisë. Mësohet se autori i aksidentit ka qenë në gjendje të dehur. Sipas të njëjtave burime, biznesmeni 53-vjeçar kishte dalë për të bërë vrap kur është përplasur nga makina

Load More Related Articles
Load More By FX_MEDIA
Load More In KRONIKA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Check Also

Basha: Mbështes punonjësit e Poçemit dhe naftëtarët

Spread the love  Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka mbështetur grevën q…