Home AKTUALITET Presidenti Meta pret në takim Lamberto Zannier: Përkushtim për çdo qytetar të Shqipërisë, pavarësisht etnisë

Presidenti Meta pret në takim Lamberto Zannier: Përkushtim për çdo qytetar të Shqipërisë, pavarësisht etnisë

1 min read
0
0
50
Spread the love

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, priti sot në një takim Komisionerin e Lartë për Pakicat Kombëtare të OSBE-së Lamberto Zannier.

Presidenti Meta dhe Komisioneri Zannier patën një shkëmbim të frytshëm mendimesh rreth zhvillimeve rajonale e më gjerë, si dhe shprehën gatishmërinë për të forcuar bashkëpunimin përgjatë vitit të Kryesisë Shqiptare të OSBE-së.

Gjatë takimit, Kreu i Shtetit e falenderoi për mbështetjen e Zyrës së tij në përmirësimin e kuadrit ligjor për mbrojtjen e pakicave kombëtare në Shqipëri.

Gjithashtu, Presidenti Meta e garantoi për përkushtimin e tij për të respektuar të drejtat kushtetuese të çdo qytetari shqiptar, pavarësisht përkatësisë etnike.

Load More Related Articles
Load More By FX_MEDIA
Load More In AKTUALITET

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Check Also

Basha: Mbështes punonjësit e Poçemit dhe naftëtarët

Spread the love  Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka mbështetur grevën q…